“Shërbimet inteligjente të Kosovës në gatishmëri të lartë”, Shala: Ç’pritet në 2024

24 Dhjetor 2023 | 14:12

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se Shërbimet inteligjente të Kosovës janë në gatishmëri të lartë pas informacioneve se Serbia po përgatitet për sulme të reja në veri.

Sipas tij, gjasat janë që në fillim në 2024 të ketë situata që cenojnë jo vetëm sigurinë e Kosovës por prekin gjithë rajonin.

“Institucionet e Kosovë, ato inteligjente dhe të sigurisë janë në gjendje gatishmërie në bazë të informacioneve që janë bërë publike nga kryeministri Kurti. Pritet që sipas të gjitha gjasave pas fillimit të 2024 tensionet të jenë më të shpërfaqura. Në 2024 mund të ketë situata që mund të cenojnë jo vetëm sigurinë e Kosovës por me impakt rajonal. Ajo që shihet është se institucionet e sigurisë së Kosovës në bashkërendim me agjencitë partnere mike të SHBA kanë mundur të identifikojnë aktivitete ushtarake parapërgatitore të këtyre formacioneve të Serbisë në territoret përkatëse”, tha eksperti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026