“Mund të kishim 3 deputetë në parlamentin serb”, Behluli: Garuan me lista të ndara
Gazetari Nehxhat Behluli ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur për zgjedhjet që kaluan në Serbi, por edhe për protestat në Beograd.
Ai tha se për fat të keq, tashmë shqiptarët do të përfaqësohen në parlamentin e Serbisë me një deputet të vetëm pasi nuk arritën të unifikonin listat e tyre. Kjo solli sipas gazetarit një shpërndarje të votave dhe bëri që i vetmi deputet shqiptar që “kaloi pragun” të jetë Shaip Kamberi.
“Fatkeqësisht shqiptarët e luginës së Preshevës nuk ishin të unifikuar në një listë. Do ishte mundësi e mirë të kishim tre deputetë në parlamentin serb. Për shkak të një mos unifikimi të një liste, ne garuam me dy lista dhe kjo solli shpërndarje të votave. Njëra listë nuk e kaloi pragun, ndërsa listës së Shaip Kamberit, kaloi me një deputet e për pak vota mungoi i dyti.
Gjithashtu ne kemi pasur bojkot të një subjekti politik dhe shqiptarët e luginës së Preshevës edhe përkundër insistimit të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që të unifikoheshin në një listë nuk ia dolën. Tani paguajmë çmimin dhe kemi vetëm një deputet, Shaip Kamberin i cili kaloi dhe zëri i tij do të dëgjohet. Do ishte shumë më mirë e shumë më produktive, por të kishim arritur tre apo katër deputetë në Serbi”,-tha gazetari Nehxhat Behluli.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët