Përplasjet me Albin Kurtin/ Behluli: Arifi “e pagoi faturën”, mori vetëm 1000 vota
Gazetari Nehxhat Behluli ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania ku tha se Shqiprim Arifit i cili mori pjesë i vetëm në zgjedhjet në Serbi i kushtuan shumë përplasjet me Albin Kurtin.
Arifi është treguar mjaft herë kritik ndaj Kosovës e madje edhe ndaj Shqipërisë, gjë që mesa duket sh2qiptarët që kanë votuar në Serbi nuk ia kanë falur, ndaj ai arriti të siguronte vetëm 1000 vota.
“Në listën e Shaip Kamberit ishin të radhitura 5 subjekte politike, ndërsa Arifi mbeti i vetëm në listën e vetë dhe përjetoi një rezultat katastrofal, të turpërueshëm madje në Preshevë. Mori 1 mijë vota. Ai më pak ka fituar vota më pak në Preshevë se sa në Beograd.
Ne që kemi bërë analiza pas zgjedhjeve kemi dalë në përfundimin që më mirë që nuk ishte në koalicionin e Shaip Kamberit, se Lugina e Preshevës dhe popullata shqiptare nuk e pranon një politikanë që futet në konflikt të hapur me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare”,-tha Gazetari. Duke shtuar se Shqipërim Arifi, pagoi faturën për shkak të kritikave të ashpra që jep në drejtim të Kosovës dhe herë pas here Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West