“Mund të kishim 3 deputetë në parlamentin serb”, Behluli: Garuan me lista të ndara

24 Dhjetor 2023 | 17:01

Gazetari Nehxhat Behluli ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur për zgjedhjet që kaluan në Serbi, por edhe për protestat në Beograd.

Ai tha se për fat të keq, tashmë shqiptarët do të përfaqësohen në parlamentin e Serbisë me një deputet të vetëm pasi nuk arritën të unifikonin listat e tyre. Kjo solli sipas gazetarit një shpërndarje të votave dhe bëri që i vetmi deputet shqiptar që “kaloi pragun” të jetë Shaip Kamberi.

“Fatkeqësisht shqiptarët e luginës së Preshevës nuk ishin të unifikuar në një listë. Do ishte mundësi e mirë të kishim tre deputetë në parlamentin serb. Për shkak të një mos  unifikimi të një liste, ne garuam me dy lista dhe kjo solli shpërndarje të votave. Njëra listë nuk e kaloi pragun, ndërsa listës së Shaip Kamberit, kaloi me një deputet e për pak vota mungoi i dyti.

Gjithashtu ne kemi pasur bojkot të një subjekti politik dhe shqiptarët e luginës së Preshevës edhe përkundër insistimit të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare që të unifikoheshin në një listë nuk ia dolën. Tani paguajmë çmimin dhe kemi vetëm një deputet, Shaip Kamberin i cili kaloi dhe zëri i tij do të dëgjohet. Do ishte shumë më mirë e shumë më produktive, por të kishim arritur tre apo katër deputetë në Serbi”,-tha gazetari Nehxhat Behluli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026