Nëntë të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

6 Mars 2021 | 19:30

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit nëntë pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën.

Autoritete shëndetësore kanë kryer 3701 teste, ndërsa 722 prej tyre janë konfirmuar pozitivë me coronavirus.

Tjetër tregues, i cili shihet si pozitiv është edhe numri i qytetarëve të cilët kanë mposhtur infeksionin, ku në orët e fundit 186 persona i janë shtuar listës totale të të shëruarve.

Qyteti më i prekur nga pandemia në shtetin fqinj është Shkupi, ndërkohë numri total i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 3185.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026