“S’erdhën nga Afrika të votojnë Vuçiç”-Avokati serb: 2 mënyrat si u vodhën zgjedhjet
Avokati serb, Cedomir Stojkovic, është shprehur se qytetarët në Serbi janë të zemëruar, pasi partia në pushtet e presidentit Aleksandër Vuçiç vodhi zgjedhjet.
Komentet Stojkoviç i bëri në Euronews Albania, ku tha se nuk mund të thuash që erdhën njerëz nga Afrika për të votuar Vuçiçin.
Ai shtoi se janë përdorur dy metoda për vjedhjen e votave në Beograd, që sipas tij janë: “Përmes manipulimit të regjistrimit të votave dhe përmes depërtimit të votuesve nga vendet e tjera”.
“Qytetarët e Beogradit janë shumë të zemëruar, sepse ky është qyteti i tyre, nuk është qyteti i disa boshnjakëve, apo i disa afrikanëve. Nuk mund të thuash që dikush erdhi nga Afrika për të votuar pro Vuçiç dhe u kthye në Afrikë.
Në nuk mund të importojmë votues nga vendet e tjera, prandaj edhe qytetarët janë të zemëruar dhe kanë të drejtë të jenë kështu. Bashkia nuk është godinë e Vuçiçit, por është e Beogradit, është godina jonë dhe ne duam ta marrim.
Qytetarët u vodhën në Beograd, votat e tyre u vodhën në dy mënyra. Përmes manipulimit të regjistrimit të votave dhe përmes depërtimit të votuesve nga vendet e tjera. Dhe askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. Prandaj edhe unë mbështes protestuesit me gjithë zemrën time.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve