Pamje nga protestat e dhunshme në Serbi, opozita ‘shkatërron’ bashkinë
Përshkallëzohen protestat e opozitës në Beograd. Policia mbrëmjen e djeshme përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Shumë prej demostruesve u përpoqën të hynin me forcë në godinën e Bashkisë duke thyer xhamat dhe duke u përplasur me forcat e rendit.
Aktivistët e opozitës thonë se policia përdori forcë të tepruar ndaj qytetarëve madje mes tyre kishte provokatorë për të shkaktuar dhunë.
Pas protestave të dhunshme ku pati me dhjetëra të arrestuar presidenti Aleksander Vuçiç u shpreh se shteti do të reagojë. Sipas tij qyteti i Beogradit po shkatërrohet për shkak të “qëllimeve të pista politike” duke nenvizuar edhe njëherë faktin për ndërhyrje të huaj.
“Prandaj erdha menjëherë në Presidencë dhe hyra në hyrjen kryesore, vetëm për t’u treguar se nuk kam frikë nga asgjë. Asnjë revolucion nuk po ndodh”, u shpreh Vuçiç i cili thirri edhe Këshillin Kombëtare të Sigurisë.
Prej më shumë se 10 ditësh opozita serbe del çdo natë në rrugë për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, të cilat i cilësojnë të manipuluara nga partia në pushtet.
Protestuesit kërkojnë anulimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të cilat u zhvilluan një jave më parë, për të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan se ishin te karakterizuara nga manipulimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje