“Gjeniu shqiptar i hakerimit vodhi 90 min të lojës GTA 6”-Eksperti i IT tregon dëmin
Adoleshenti me origjinë shqiptare, i cili vodhi 90 klipe të lojës së papublikuar “Grand Theft Auto 6″ si pjesë e një hakimi, është dënuar me një urdhër të pacaktuar qëndrimi në spital.
Arion Kurtaj, 18-vjeç nga Oksfordi i Britanisë së Madhe, i cili është autik, u lirua me kusht për hakimin e firmës së softuerit “Nvidia” dhe BT/EE dhe gjithashtu në mbrojtje të policisë në një hotel në Travelodge kur vazhdoi hakimin e tij dhe iu qas “Rockstar Games”, kompaninë që qëndron pas GTA.
Eksperti i IT, Tom Kallanxhi ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albanians” , ku tha se dëmi që 18-vjeçari i ka shkaktuar kompanisë ka qenë 5 milionë dollarë.
“Është një nga lojërat me koston më të lartë në Gaming. Flitet që loja do kushtojë mbi 2 miliardë dollarë. Krimi më i madh është fakti që kodi burim, është e gjithë puna që Rockstar Game ka bërë të publikohet dy vite më herët. Kjo i ka kushtuar kompanisë diku te 5 milionë dollarë, por që fakti që ka hyrë në bisedat e brendshme dhe janë vjedhur mbi 90 minuta video të regjistruara të lojës më të pritur. Që të flasim për shifra vetëm publikimi i trailerit ka shkuar 150 milionë klikime për 20 ditë”,-tha eksperti IT.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)