Hakeri shqiptar i GTA6 shpallet nga psikiatri i papërshtatshëm për t’u gjykuar

17 Korrik 2023 | 07:40

Hakeri që arriti të depërtojë në dhjetëra kompani lider në teknologji, mes të cilëve edhe “Rockstar Games”, botuesja e video-lojës së famshme GTA VI, është një 18-vjeçar shqiptar.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Arion Kurtaj, i cili në momentin e kryerjes së krimeve kibernetike ishte 17 vjeç.

Ai ishte pjesë e grupit të hakerëve Lapsus$ kur ata publikuan pamjet e video-lojës ende në prodhim Grand Theft Auto 6.

Por edhe pse shqiptari është në gjyq për 12 vepra penale, duke përfshirë tre akuza për shantazh, dy akuza për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit të kompjuterëve, ai mund të arratiset i qetë.

Sipas agjencisë Reuters, i riu shqiptar i është nënshtruar ekzaminimeve nga psikiatër dhe sipas tyre ai është i papërshtatshëm për t’u gjykuar. Pra, në gjykatë do të vendoset  vetëm nëse ai ka kryer krimet, jo nëse ai është fajtor apo jo.

Krahas GTA 6, Kurtaj akuzohet se ka hakuar kompanitë Uber dhe Nvidia, si dhe i ka kërcënuar për publikimin e kodeve burimore në internet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026