Shtyhet seanca për Berishën/ Avokati: Masa që kërkoi SPAK, nuk parashikohet me ligj
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha Genc Gjokutaj tha në një deklaratë për mediat se kërkesa e bërë nga SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë është i paparashikuar nga ligji.
Ai tha gjithashtu se gjatë seancës së ditës së sotme janë dorëzuar të gjitha provat që dëshmojnë se Sali Berisha ka qenë kryetar i KLD në momentin që gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka, është shkarkuar. Sipas tij ajo nuk mund të jetë gjyqtare e çeshtjes, pasi ka konflikt interesi.
“Përpara seancës ne kishim dorëzuar para gjykatës të gjitha provat që zoti Berisha ka qenë kryetar i KLD, në vitin 1996 dhe gjyqtarja e çështjes është shkarkuar në shkurt. Seanca vijoi deri në momentin kur shteruan kërkesën prokurorët. Ne bëmë pyetje në fund, ata bën sikur na dhanë përgjigje. Kërkesa e prokurorëve ishte e shoqëruar me prova për të cilat ne kërkuam të njiheshim. Seanca u shty për nesër në orën 11.
Ajo që unë dua të denoncojë është që është kërkuar ndryshimi i masës së sigurimit, u kërkuar, arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore. Kjo është e pambështetur në ligj dhe tregon qëllimin e SPAK dhe të kësaj gjykate jo për të pasur një proces të ligjshëm, por për t’u hakmarrë për nevoja jo ligjore. Është e panevojshme dhe e paparashikuar në ligj kërkesa e prokurorëve të SPAK”,-tha avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh