VIDEO/ I mbrojtur nga shteti, Ariu i Murrmë bie në grackën e ngritur në Pogradec
Një specie e rrallë e Ariut të Murrmë që jeton në pyjet e Mokrës ka rënë në një çark të ngritur nga persona në Pogradec, që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.
Ariu është parë nga banorë të zonës të cilët e kanë raportuar videon pranë ADZM për të bërë të mundur lirimin e kafshës.
Mësohet se ditën e sotme disa specialistë të Zonave të Mbrojtura janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e Ariut të Murrmë.
Nuk dihet për momentin gjendja e tij, por specialistët thonë se Ariu mund të rezistojë për shumë ditë pa ushqim, prandaj gjasat që airu të shpëtojë janë të mëdha.
Kujtojmë se pak kohë më parë një shqiponjë u kap dhe u lidh me qëllim ballsamosjen dhe pavarësisht ndërhyrjes së specialistëve shqiponja nuk mbijetoi.
Rasti i Ariut të murrmë është një tjetër rast që tregon se gjuetia e paligjshme vijon në pyje.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)