Ish-kryeministri ngre tonet: Jam Sali Berisha! Ramës i ngeli vetëm të më burgoste

27 Dhjetor 2023 | 09:57

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i kishte ngelur asgjë tjetër veçse ta burgoste atë pa asnjë provë.

Komentet Berisha i bëri nga protesta që po mbahet pranë Gjykatës së Lartë, ku do të zhvillohet gjyqi për “vulën” e PD.

Berisha tha se askush nuk mund ta pengojë atë në misionin e tij dhe shprehu bindjen se Shqipëria nuk do të ngelet kurrë pa opozitë.

“Me aksionin tonë opozitar, me mosbindjen civile, nxorëm nga errësira se cila ishte diktatura e Edi Rama. Është kjo fitore që shtron rrugën për fitoren tonë të ardhshme, ardhjen në pushtet të PD. Pa u treguar të vërtetën shqiptarëve, nuk mund të rrëzohet Edi Rama. Pa këtë fitore sytë e shqiptarëve do të ishin ende të mbyllur siç ishin vite më parë.

Hymë në zgjedhje duke e ditur se zgjedhje me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë. Hymë në zgjedhje për të dokumentuar çdo shkelje të këtij armiku të votës. Dërguam kërkesën për të hetuar Edi Ramën, për aferën e tij më të turpshme në historinë e Shqipërisë, për funksionimin e tij me McGonigalin, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, sepse Rama pagoi McGonigal për luftën kundër opozitës.

Rama hoqi dhe dha licenca për interesat e tij. Sot Rama përpiqet të bëjë gjithçka që të zbusë krimin, situatën që ai ka në gjykatën amerikane. Kjo diktaturë nuk u vendos pa një mbrojtje, por pati mbështetjen e plotë të armikut të egër të demokracisë shqiptare, George Soros dhe të birit.

Ramës i kishte ngelur të më burgoste pa asnjë fakt, mirëpo unë jam Sali Berisha. Askush nuk mund të më pengojë mua në misionin drejt fitores. Ramës i them se kurrë Shqipëria nuk do të jetë pa opozitë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026