“Djajtë e kuq” poshtin me përmbysje Aston Villën, Liverpool merr kreun e tabelës
Prej 3 ndeshjesh nuk fitonte, teksa këtë herë Manchester United ka marrë 3 pikët e radhës ndaj Aston Villës.
Djajtë e kuq po kalojnë një situatë të vështirë, ndërsa e patën jo të lehtë të kalonin këtë pengesë. Një 90 minutësh deri diku i barabartë, me të besuarit e Ten Hag që gjetën dritën në fund të tunelit.
Miqtë surprizua që në fraksionin e parë ku arritën të gjenin avantazhin e dyfishtë me McGin dhe Dendocker. Në pjesën e dytë Manchester United do të reagonte në mënyrë perfekte duke arritur përmbysjen e madhe. Një dopietë e Garnacho dhe më pas Hojlund vulosën fitoren 3-2, që rikthen disi shpresat tek djajtë e kuq. Me këtë fitore, skuadra e Ten Hag ka parakaluar në tabelë Newcastle e West Ham, duke u ngjitur e 6-ta.
3 pikë edhe për Liverpoolin i cili u ngjit në krye të tabelës së klasifikimit. Përballë Burnleyt skuadra e Klopp zhvilloi një ndeshje të mirë, duke mos i lejuar hapësirë kundërshtarit, teksa u shënua nga një gol për secilën pjesë.
Nunez në të parën e Jota në të dytën ishin ata që vulosën triumfin në transfertë. Në përballjet e tjera të luajtura, Luton mposhti Sheffieldin, Bournemouth Fulhamin dhe Nottingham Newcastlen.
LEXONI GJITHASHTU:
- E krahasoi me Hitlerin, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: I fundit që flet për moral
- Ndahet nga jeta udhëheqësi historik i CDU, Balla: Schäuble Dashamirës i Shqipërisë
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat