Daci: Berisha nuk u kthen demokratëve PD që duan, nuk premton marrje pushteti

27 Dhjetor 2023 | 19:24

Politologu Alban Daci, në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se Sali Berisha është lideri i fundit në llojin e tij.

Ai theksoi se sido që të shkojë procesi gjyqësor i tij, Berisha e ka të pamundur t’u kthejë demokratëve partinë që duan.

Më tej ai nënvizoi se Berisha nuk premton garantimin e privilegjeve.

“Ajo që u intereson shqiptarëve është e ardhmja politike ose natyra politike ose analizë mbi figurën politike të Berishës. Berisha është lideri i fundit në llojin e tij. Berisha është 79-vjeç, sido që të shkojë historia e tij juridike, Berisha do të paktën 8 vjet që të kthehet në Berishën që duan demokratët. E dyta ndryshon ekuilibrat. Një forcë politike si PD, duke pasur një drejtues që nuk premton marrjen e pushtetit dhe për pasojë garantimin e privilegjeve, është një parti që do të ketë probleme serioze. E dimë shumë mirë se si funksionon financimi i partive”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026