“Babagjyshi vjen me kalë!” Surpriza për 3 vajzat në Krrabë të Tiranës…

28 Dhjetor 2023 | 09:47

Një Babagjysh ndryshe, ishte mëngjesin e kësaj të enjteje në Kërrabë të Tiranës për të surprizuar 3 vajza të vogla.

Duke folur për “Good Morning Albanians”, Shkëlzen Brahaj, ish-oficer i RENE-as tha se zgjodhi të shkonte me kalë për të shpërndarë dhuratat sepse shpesh fëmijët janë zhgënjyer në pritje të babagjyshit me slitë. Ai tha se pak rëndësi ka forma, ajo që vlen është që dhuratat të shkojnë te fëmijët.

“Ideja ime ishte që sot në këto ditë festash të gëzoja një familje, disa fëmijë. Ne gjithmonë i kemi zhgënjyer fëmijët, ata kanë pritur që Babagjyshi të shkojë nga oxhaku ose me slitë, gjë që nuk ka ndodhur. Kështu që ne tani kemi një kalë. Kali e ka emrin Faraon. Rëndësi ka që babagjyshi të vij, se me çfarë nuk ka rëndësi”,-tha Shkëlzen Brahaj.

Ai së bashku dhe gazetarja e Euronews Albania Ledjana Braçja, shkuan në familjen Alimadhi, ku suprizuan tre vajza të vogla të familjes Alimadhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024