Berisha, Meta dhe dosja tjetër e Gërdecit, Dumani flet për hetimet që po kryen SPAK

28 Dhjetor 2023 | 13:38

Në një takim informal me gazetarët kreu i SPAK Altin Dumani, iu përgjigj disa pyetjeve me interes që kanë të bëjnë me çështje konkrete ndaj të cilave organi i akuzës ka hetime, apo akuza të paraqitura në gjykatë.

Mes çështjeve të nxehta që janë në organin e akuzës, Dumani u ndal dhe te arsyet pse SPAK nuk iu drejtua Kuvendit për të kërkuar autorizim për dhënien e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Dumani theksoi në përgjigjen e tij se Kuvendit të Republikës nuk mund t’i jepen kompetenca të cilat nuk i ka.

“Nuk mund t’i japim Kuvendit kompetenca kushtetuese kur nuk i ka. E kemi diskutuar. Është diskutuar edhe me drejtuesin e prokurororisë. Kërkesa është lënë në fuqi nga të dyja shkallët, edhe ajo e parë edhe nga Apeli”, tha ai.

Sa i përket sekuestrimit ndaj Monika Kryemadhit, apo hetimet ndaj Metës, Dumani tha: “Kontrollet tona janë instrument  apo mekanizëm si mjet për të gjetur prova. Sa i takon Metës, është çështje ndaj të cilës po kryhen ende hetime dhe nuk kam një koment”

Kreu i SPAK pranoi hetimin e një fraksioni tjetër për Gërdecin, e cila është mbledhur në një dosje tjetër. “Është një dosje që po punohet, nuk është dosje e fjetur”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026