Ronaldo atleti më i paguar për vitin 2023, ndiqet nga Messi në vend të dytë
Kalimi në Arabinë Saudite ishte i suksesshëm jo vetëm në aspektin sportiv për CR7, por dhe sa i përket financave të vetë futbollistit. Portugezi i cili që prej fillimit të këtij viti ka kaluar tek Al Nassr, vijon të jetë ai që ka përfituar më tepër në botën e sportit. E përkthyer në shifra, 38-vjeçari ka fituar në harkun kohor të 12 muajve plot 126 milionë euro bruto, nga pagesa si futbollist dhe marketing.
Forbes ka publikuar listën me 10 sportistët më të paguar, ku 3 prej tyre janë futbollistë, 3 basketbollistë, 1 boksier, 1 tenist dhe 2 lojtarë golfi. I dyti në radhë sa i përket pagesave të përfituara është Lionel Messi dhe pas tij Kylian Mbappe, konkretisht me 120 dhe 111 milionë euro. Në vendin e katërt është një basketbollist, LeBron James i ndjekur më pas nga Canelo Alvarez, boksier meksikan.
Vendi i 6 dhe ai i 7 i takon dy golfistëve të njohur, Dustin Johnson dhe Phil Mickelson. 10-shen e sportistëve më të paguar e përmbyllin Stpehen Curry, Roger Federer dhe Kevin Durant. Ky i fundit ka fituar 82 milionë euro bruto në këto 12 muaj. Në pjesë e madhe e fitimeve vjen dhe nga popullariteti që vetë sportistët kanë në rrjetet sociale, ku Ronaldo mund të cilësohet mbreti i tyre ku vetëm në Instagram numëron mbi 600 milionë ndjekës.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë