Kritika qeverisë së Kosovës: 2023 ishte vit i dështimeve dhe ngjarjeve të këqija
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësja e tij, Donika Gërvalla kanë bërë bilancin e vitin që po mbyllet duke e konsideruar të suksesshëm . Por, nuk kanë të njëjtën qasje partitë opozitare, të cilat mendojnë se 2023 ka pasur vetëm dështime dhe të këqija për qeverinë e Kosovës.
“Suksesi i vetëm i kësaj Qeverie është angazhimi i këshilltarëve me paga mijëra euro në muaj, pa asnjë rezultat për Kosovën. Qasja e papërgjegjshme e Qeverisë së Kosovës, kacafytja e hapur dhe publike me aleatët tanë kryesorë, solli reduktimin e ambicieve për Kosovën nga ndërmjetësit e dialogut. Dhe si rrjedhojë përfunduam me një marrëveshje, e cila nuk është as gjithëpërfshirëse, as finale, e as me njohje reciproke në qendër. Përfunduam me një draft-statut të pranuar nga kryeministri Kurti, i cili në esencë është një Kushtetutë për serbët e Kosovës dhe krijon një sistem paralel brenda Republikës sonë”-tha Vlora Çitaku, Partia Demokratike e Kosovës.
“Maja e dështimit të kësaj qeverie është draft-statuti i Asocacionit i cili është prezantuar dhe njëkohësisht menaxhimi i gjithë procesit të dialogut. Si shtet kemi për obligim që ta ruajmë sovranitetin, lirinë dhe institucionet vitale që i kemi. Kurti si kryeministër ka arritur ta sfidojë seriozisht sistemin një shkallës të Qeverisë së Kosovës. Ne jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do të korrigjojë gabimet që i ka bërë”- theksoi Besnik Tahiri, Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës
Tahiri tha se Qeverisja e Vetevendosjes ka dështuar në të gjitha sektorët ku ka pasur dhe premtimet më të medha.
“Rezultati i PISA-s ka qenë më i ulëti ndonjëherë që Republika e Kosovës e ka marrë. Fatkeqësisht edhe pse ky rezultat e ka reflektuar logjikën e kësaj qeverie në forcimin e arsimit në Kosovë. Veprimet e një pas njëshme në sektorin e arsimit duke filluar prej synimit për të ngulfatur përfaqësuesit e sindikatave të arsimit e deri tek mos krijimi as i kushteve infrastrukturore e as kushteve të arsimit të lartë të hulumtimeve shkencore, tregon që kjo qeveri në sektorin për të cilin ka folur më së shumti ka dështuar plotësisht”-nënvizoi Tahiri.
Zgjidhjen për këtë PDK e sheh tek zgjedhjet e reja vitin që vjen.
“Do të doja që në këtë konferencë të flisnim për tema tjera, sepse sukseseve të Kosovës në politikën e jashtme, duhet t’iu gëzohemi të gjithë. Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet për të gjetur qoftë edhe një sukses të Kosovës në politikën e jashtme, ishte e pamundur. Realisht, politika e jashtme e Republikës sonë këtë vit ishte inekzistente. Në vitin tjetër me mbajtjen e zgjedhjeve të reja, kjo mendësi rrënuese dhe përçarëse e kësaj Qeverie, do të marrë fund”-theksoi Vlora Çitaku.
Kritika pati edhe sa i përket situatës ekonomike e sidomos situata me pagat e shërbyesve publik e çështje të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut