Kërcënoi me ndarjen e Bosnjë Hercegovinës, BE dënon deklaratat e Milorad Dodik
Deklaratat e përsëritura të presidentit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, se do të shpallë shkëputjen e entitetit, janë dënuar nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe nga Bashkimi Evropian.
“BE-ja fuqishëm dënon retorikën secesioniste, dhe këtë ua kemi bërë të qartë të gjithë bashkëbiseduesve në Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë një burim diplomatik i BE-së për Radion Evropa e Lirë.
Ky burim, duke iu referuar deklaratës së fundit të udhëheqësit serb në Bosnje e Hercegovinë, ka thënë se “Dodik tashmë është mjaft i izoluar dhe vetëm kërkon vëmendje”.
“Të gjitha llojet e deklaratave të kohëpaskohshme nga Dodik realisht nuk meritojnë as të komentohen. Ai në BE nuk ka miq, ndoshta një, por e di vet shumë mirë se deklaratat për pavarësinë e Republika Sërpskas janë të pakuptimta, sepse një entitet i tillë do të ishte tërësisht i izoluar politikisht dhe ekonomikisht, dhe do të sillte vetëm më shumë vuajtje për qytetarët”, ka thënë ky burim diplomatik i BE-së.
“Dodik tashmë është mjaft i izoluar, dhe ai me deklarata të tilla bën përpjekjet e një të dëshpëruari për të marrë më shumë vëmendje dhe për të rritur rëndësinë e tij”, ka thënë ky burim.
Lidhur me deklaratat që vijnë për mundësinë e shkëputjes së entitetit Republika Sërpska nga Bosnja e Hercegovina, në BE rikujtojnë se fuqishëm mbështesin unitetin, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnje e Hercegovinës. Ky shtet pritet që në muajin mars, varësisht nga përmbushja e disa kritereve, të pranojë vendimin e BE-së për nisjen e negociatave të anëtarësimit.
Burimet e BE-së rikujtojnë edhe konkluzionet e fundit, që për Bosnje e Hercegovinën ishin miratuar në takimin e Këshillit të BE-së, në kuadër të paketës së zgjerimit, ku ishte shprehur shqetësim për retorikën secesioniste dhe ishin paralajmëruar pasoja.
“Këshilli është seriozisht i shqetësuar për nismat ligjore në entitetin Republika Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, të cilat janë në kundërshtim me rrugën evropiane të Bosnje e Hercegovinës, përfshirë edhe retorikën secesioniste dhe vënien në dyshim të rendit kushtetues të vendit”, thuhej në qëndrimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës