Ancelotti “tradhton” Brazilin, Italiani tërhiqet, rinovon për 3 sezone me Realin
Kalimi i Ancelottit tek kombëtarja braziliane e futbollit nuk ka për të ndodhur, kjo pasi në mënyrë surprizë, italiani ka vendosur të rinovojë me madrilenët.
Arsyet ende nuk dihen, por ky ishte një lajm i papritur për Selesao, ku mes palëve ishte arritur akordi, ndërsa në 2024-ën Ancelotti do të drejtonte 5 herë kampionët e botës.
Gjatë së premtes në faqen zyrtare të klubit është publikuar lajmi se Ancelotti ka rinovuar kontratën, ndërsa do të drejtojë rekordmenët e Spanjës për 3 vite të tjera. Shkak i moskalimit të tij në Brazil mendohet dhe situata me presidentin e federatës, me Selesao që janë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë në kompeticionet e Fifa. Në këtë situatë, tekniku Italian ka preferuar të qëndrojë tek skuadra me të cilën ka fituar cdo trofe të mundshëm.
Kujtojmë se Ancelotti mori për herë të parë drejtimin e Realit në vitin 2013 ku qëndroi për dy sezone, ndërsa pas një shkëputje 6 vjecare u rikthye sërish në Madrid. Ia doli të fitojë Champions Leaguen në vitin e tij të parë në kryeqytetin spanjoll, po ashtu dhe në vitin e parë pas rikthimit, ndërsa cilësohet si trajneri që e njeh më mirë këtë ekip.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk