Supersfida Juventus-Roma, bardhezinjtë synojnë t’i afrohen Interit pas “dështimit”
Juventus-Roma është ndeshja më e rëndësishme e së shtunës në kampionatin italian. Torienzët synojnë të përfitojnë nga ndalesa e Interit, e të afrohen me këta të fundit në tabelën e klasifikimit. Kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar, kjo për faktin se është një skuadër premtuese, për më tepër vjen në formë të mirë pas fitores me Napolin.
Allianz Stadium pritet të jetë plot e përplot në këtë super përballje, e natyrisht vendësit kanë shanset të afrohen me Interin, ndërsa diferenca është vetëm 5 pikë. Në anën Roma renditet e gjashta me 28 pikë, ku në rast fitore do të barazonte Bolonjan me 31 pikë.
Marash Kumbulla nuk do të grumbullohet as në këtë përballje, edhe pse mbrojtësi kuqezi ka mbyllur fazën e rikuperimit, duke bërë që debutimi i tij të vijë në vitin 2024. Po ashtu në dispozicion të trajnerit Mourinho nuk është as Sanches e Abraham. Tek torinezët mungojnë 5 lojtarë, ndërsa Chiesa është në dyshim. Në 5 sfidat e fundit direkte, 3 prej tyre janë fituar nga Juventus, 1 nga Roma dhe 1 e mbyllur në barazim.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë