“S’kam me kë të bëj gëzuar”- Fundviti i vetmuar dhe me tavolinën bosh i 82-vjeçares

30 Dhjetor 2023 | 19:24

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Real People” në Euronews Albania ishte nënë Besnikja, 82-vjeçarja nga fshati Rubjeke, e cila prej vitesh jeton krejtësisht e vetme pas ndarjes nga jeta të bashkeshortit të saj.

E moshuara nuk ka mundur të bëjë fëmijë dhe jeton mes vetmisë në banesën e saj.

Ajo thotë se vetmia është sëmundja më e keqe në botë, pasi dhe në festa nuk ke më kë të bësh gëzuar.

“Për vetminë them mos e provoftë kërkush se vetmia është sëmundja më e madhe në botë. Jeta është kot kur jeton vetëm. Jeta ecën se do t’i bësh punët, do lahesh, do pastrohesh e do hash.

Ajo që më mban gjallë është kurajo, them do jetoj edhe unë si gjithë të tjerët.

Nuk më kanë vizituar asnjëherë mbesat e burrit. Por kanë 15-vjet që më kanë kthyer shpinën, të më kishin respektuar, të hynin dhe të dilnin dhe le t’i merrnin të gjitha pronat, aq zemër të madhe kam. Del që të duan vetëm për pronat”, tha ajo.

Ajo denoncoi dhe tentativën që mbesa e bashkeshortit të ndjerë ka bërë për t;i marrë pronën duke shtuar emrin e saj në certifikatën e banesës.

“Unë e kam operuar këtë syrin dhe më erdhi kjo mbesa e burrit. Më dha muhabet dhe më tha “ku i ke ato dokumentet e shtëpisë, se i dua pak unë t’i kontrolloj”. I thashë: “Çfarë i do dokumentet e mia ti?”. I dua më tha, t’i kontrolloj. Unë dokumentet të japë i thashë, por mos shto as një pikë as një presje, Kjo filloi të qante, lot krokodili. Më tha, “pse s’më beson mua” dhe filloi të qaj me të madhe. Ia dhashë dokumetet, i mori dhe nuk po m’i sjell më. Kishte futur emrin e vetë, emrin e motrës së burrit dhe emrin e motrës tjetër. Kishte shtuar tre emra, kam që në mars që kam folur në telefon dhe i thashë, ç’të takojnë me ligj do ta marrësh ti se unë dikujt do ja lë. E marr në telefon dhe nuk ma hap. Më vjen keq se nuk kam bërë llafe me njert. Unë dua kaq, që çfarë t’i takoj me ligj do ta marrë, çfarë më takon mua dua ta marrë unë. Dua vetëm të vi të rregillojmë dokumentet. E dua shumë dhe e respektoj se nëna i vdiq para kohe dhe më vjen keq që sot po e zë në gojë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026