Bie numri i të infektuarve, 13 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

9 Mars 2021 | 17:06

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 13 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa janë zbuluar dhe 629 raste të reja. Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen po marrin trajtim mjekësor 661 pacientë, ku 43 janë në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23475
Fier 2546
Vlorë 1693
Durrës 1651
Shkodër 1337
Gjirokastër 1255
Korçë 881
Elbasan 701
Lezhë 702
Berat 553
Dibër 348
Kukës 314.

Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri kanë ndërruar jetë 1,969 pacientë. Pjesa dërrmuese e tyre sipas mjekëve kanë qenë me sëmundje të tjera shoqëruese, çfarë e ka bërë të pamundur përpjekjen e bluzave të bardha për t’i mbajtur në jetë.

Qyteti më i prekur nga pandemia është Tirana, e cila numëron numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve. Këtë të martë ajo që vihet re është fakti se numri i të shëruarve është më i madh se rastet e reja.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit  kanë fituar betejën me coronavirus 897 pacientë. Procesi i vaksinimit vijon paralelisht në disa qarqe të Shqipërisë. Të parët që po injektohen janë bluzat e bardha dhe personat e moshuar mbi 80 vjeç.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026