Vetë-helmimi i 41-vjeçares në Durrës, Zhaklin Lekatari: Kush e vrau Bedrie Lokën
Aktivistja Zhaklin Lekatari është shprehur se shoqëria shqiptare patriarkale kolektiviste është ajo që e vrau 41-vjeçaren Bedrie Loka në Durrës, e cila u vetëhelmua me fotoksinë.
Komentet Lekatari i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ishte çuditur edhe nga fjala e vëllezërve të saj, të cilët e dinin që e reja dhunohej prej 23 vitesh dhe nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.
Ajo shtoi gjithashtu se dhuna në shoqërinë shqiptare është normalizuar dhe edhe në momentet që bisedojmë me njëri-tjetrin, sipas saj përdoret dhunë.
“E vrau mentaliteti, e vrau mosdija, e vrau dhuna, dhuna virtuale, emocionale, spikologjike, shtrëngimi që ka ndjerë prej kohësh. Mentaliteti është ai i një shoqërie patriarkale kolektiviste. Kjo duket edhe nga deklarata e nuses, që thotë se unë jam nuse, bijë kapedanësh dhe nuk mund të turpërojë familjen time.
Ajo që më shqetëson mua është edhe deklarata e vëllait është dhuna që vëllai i vetë ka përdorur edhe në kërkesën për ndihmë. Këta 4 vllezër duke e ditur që motra e tyre prej 23 vitesh dhunohej, mund të bënin diçka të vogël për të ndihmuar motrën e tyre.
Dhuna është normalizuar dhe ne kur komunikojmë me njëri tjetrin bisedojmë dhunshëm. Pra nuk është Tik Tok shkaku i dhunës. Kështu që ne jemi ata që e vramë Bedrie Lokën”, tha Lekatari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor