“Ka shenja”- Arrestimi i burrit e dëshmia e vëllait, çfarë u zbulua për Bedrie Lokën

6 Janar 2024 | 17:03

Bashkëshorti i 41-vjeçares është vën në pranga nga policia e Durrësit.

Sipas hetimeve rezultoi se Xhemal Loka kur ishte kthyer nga Greqia, konkretisht më datë 27 dhjetor e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten me mjet prerës thikë në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Por për këtë rast, 41-vjeçarja nuk kishte bërë kallëzim në Polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularët e bashkëshortëve Loka të cilët janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Një ngjarje e tillë mund të ishte parandaluar, pasi në dhjetor të viti 2022, 41-vjeçarja kishte bërë një kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adres false me emrin e saj, por autoritetet heshtën dhe sot përgjegjësia bie mbi ta.

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga kallëzimi asnjë person nuk u vu para përgjegjësisë ligjore nga policia, por fatkeqësisht kjo situate shkaktoi viktimën e radhës.

Edhe vëllai i viktimës tha se bashkëshorti e dhunonte bedrien dhe dyshohet se ai mund ta ketë shtyrë drejt vetëvrasjes.

Ai tha se viktima kishte shenja dhune në krahun e majtë ndaj apeloi ndaj institucioneve të bëjnë drejtësi.

“E ka mbyt burri i vet, jam më se i bindur, kam rrethanat, kam fëmijët. Nuk mendoja se do e çonte motrën në këtë pikë. 23 vite nuk i ka parë ditë të bardha në atë derë. Një fjalë të dobët për të në atë lagje nuk ka thënë, e kanë respektuar.

Isha në Greqi, më mori nusja në telefon, ka pirë Bedria helm. Erdha në varrim. I kam marrë nipat edhe mbesat, nuk i lë ata. Ça është pasuria e saj nuk kanë për ta gëzuar. Spitali thotë që nuk është rrahur, fëmijët thonë që është rrahur”, tha vëllai i të ndjerës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026