Milaim Zeka: Njoh deputetë dhe politikanë shqiptar që rrahin gratë dhe të dashurat
Gazetari Milaim Zeka ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur për rastin tragjik të Bedrie Lokës, 41-vjeçares që i dha fund jetës duke pirë fotoksinë pas bullizmit ndaj saj në rrjetet sociale dhe dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti.
Milaim Zeka tha se dhuna në familje është e zakontë në Shqipëri madje ai u shpreh se njeh deputetë dhe politikanë që ushtrojnë dhunë ndaj grave apo edhe ndaj fëmijëve të tyre.
“Krejt kjo prodhon dhunë te qytetari i thjeshtë që i beson kutisë magjike televizive. Pastaj po të kalojmë te pjesa dërrmuese e deputetëve të kuvendit të Republikës së Shqipërisë, minimumi 50% e politikanëve dhe deputetëve në Shqipëri dhe në Kosovë, janë njerëz që kanë dosje për rrahje të grave të dashurave, për dhunimin e tyre, dhunimin e fëmijëve e të tjera e të tjera.
Unë njoh plot politikanë që i kanë dhunuar të dashurat, qoftë dashnoret qoftë gratë e tyre. Kemi plot avokatë që thirren si analistë në studio televizive që përpos ushtrimit të dhunës në familje që rrahin gratë dhe të dashurat e tyre, janë përdorues të mëdhenj të kokainës”,-tha gazetari Milaim Zeka.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset