“Duan ta kthejnë në biznes”- Baçi: Pse Ministria e Kulturës u bashkua me Ekonominë
Analisti Agim Baçi është shprehur se shkrirja e Ministrisë së Kulturës nga kryeministri Edi Rama dhe bashkimi i saj me atë të Ekonomisë, do të thotë se ai po e kthen atë në biznes.
Komentet Baçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se me këtë veprim Rama tregon se nuk është i shqetësuar për interesin kombëtar.
Ai tha gjithashtu se Rama mendon se çdo gjë tani mund të kaloj në treg dhe nuk do të mund askush t’i kërkojë llogari.
“Kjo është fiks kultura e Ramës, ka vendosur kulturën fiks sipas tij. Po ta mendonim që do e bënte një ish-ministër kulture disa vite më vonë, do habiteshim. Duke qenë se Rama ka vendosur një kulturë të vetën, tani duket se nuk është i shqetësuar për identitetin kombëtar. Sepse kultura ka si qëllim mbrojtjen e identitetit kombëtar, jo të kalojë në biznes.
Duke bashkuar ekonominë me kulturën, ai mendon se çdo gjë që ka të bëjë me kulturën, mund të kalojë në biznes. Ai tani nuk ka më asnjë përgjegjësi që ta ruajë kulturën, të ruajë identitetin, etj.
Tani duket se Rama mendon se çdo gjë mund të kalojë në treg. Në çdo vend të rrisësh turizmin kulturor këtë e kuptoj. Është e domosdoshme që kultura të mbetet kultura dhe t’i trashëgohet brezave të ardhshëm. Maxhoranca nuk do ta refuzojë këtë që thotë Rama, sepse nuk ka treguar në këto 10 vite ndonjë refuzim”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset