“Prindër kujdes me fëmijët”, mjeku pediatër shpjegon simptomat e rënda të virozave
Mjek pediatër, Bektash Mandri foli në lidhje me virozat e stinës.
I ftuar në Euroneës Albania, ai theksoi se disa prindër kanë tendencën që t’i shërojnë vetë fëmijët pa nevojën e mjekëve, gjë që sipas tij është e gabuar.
Ai theksoi se kur temperature e fëmijës shkon mbi 39, fëmija nuk duhet të mbahet në shtëpi, por të dërgohet menjëherë në spital.
“Shqiptarët janë prindër që kanë një kujdes jashtëzakonisht të madh për fëmijët. E keqja e prindërve shqiptarë është vetëm një kategori e caktuar që mundohen t’i mjekojnë vetë. Shpeshëherë shikoj se janë më të sëmurë se vetë fëmijët.
Jemi mësuar me numër të lartë vizitash. Na shqetëson momentet kur kemi rastet kur pacientët që vijnë janë në gjendje të agravuar. Kur temperature shkon 39 e lart ai nuk duhet mbajtur më në banesë por duhet çuar menjëherë në qendrën shëndetësore. Infeksionet virale ne i kemi shumë të vështira t’i trajtojmë sepse nuk kemi produkte të mjaftueshme, për këto infeksione.
Kemi dhe pneunomitë virale, ku hapësira për të kuruar këto është e kufizuar. Kjo është arsyeja që ne kujdesemi që pacientët mos të kalojnë në këto standarde. Prindërit duhet të shqetësohen kur fëmijët fillojnë të kolliten. Duhet të bëhen ekzaminimet. Shpeshherë kemi infeksione virale të kombinuara me infeksion bakterial”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera