Censusi në RMV, shumica e personave që kanë aplikuar janë mërgimtarë nga Zvicra, Gjermania dhe Italia
Në 15 ditët e para të regjistrimit të diasporës në Maqedoninë e Veriut kanë aplikuar mbi 60 mijë persona.
Shifra u bë e ditur nga ministri i jashtëm Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp mbi ecurinë e këtij procesi.
Ndërkohë, gazetari Benjamin Arifi raportoi nga Shkupi se shumica e tyre janë mërgimtarë nga Zvicra, Gjermania dhe Italia.
Sa i përket, shqiptarëve që janë në mërgim, gazetari u shpreh se nëse këta të fundit regjistrohen, nga qeveria janë premtuar më shumë të drejta, qoftë politike apo ekonomike.
Procesi i regjistrimit për diasporën por edhe për të tjerët do të zgjasë deri më 21 prill kur edhe pritet të shihet përfundimisht interesimi i diasporës për t’u regjistruar.
Ndërsa, popullata rezidente e Maqedonisë së Veriut nisë regjistrimin nga 1 prilli.
Lexoni gjithashtu:
Regjistrimi i popullsisë në RMV me ritme të ulëta, aplikojnë 60 mijë persona nga diaspora
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë