Itali/Çerekfinalet e kupës, Roma mirëpret derbin, Atalanta sfidon Milanin në mbrëmje

10 Janar 2024 | 17:05

Derbi Lazio-Roma do të ndezë kryeqytetin e Italisë pasditen e së mërkurës, ku dy skuadrat luajnë për llogari të kupës.

Ecuria jo e mirë në kampionat bën që dy skuadrat të synojnë të shkojnë deri në fund në kompeticionin tjetër, edhe pse rrugëtimi pavarësisht se është drejt fundit, mbetet i vështirë.

Fiorentina është skuadra e parë gjysmëfinaliste, pasi mposhti të martën Bolognan, teksa gjithcka u zgjidh pas ekzekutimit të 11 metërshave. 120 minutat përfunduan me rrjeta të paprekura, ndërsa në penallti, skuadra violë rezultoi më e saktë, duke i shënuar të pesta goditjet, ndryshe nga Bologna, ku gaboi Posch.

E mërkura do të prodhojë dy ekipe të tjera të cilat do të avancojnë më tej. Roma e Mourinhos cilësohet favorite kundrejt Lazios, ndërsa rivaliteti mbetet i madh. Shqetësim për lacialët mbetet Immobile për të cilin nuk është konfirmuar nëse do të luajë, ndërsa tek romanët 4 lojtarë janë në dyshim.

Mbrëmja po ashtu premton spektakël në një ndeshje që gjithmonë ja ka dalë të prodhojë dicka të tillë. Atalanta sfidon Milanin në San Siro në përballjen e dytë direkte për këtë sezon. Në kampionat bergamaskët triumfuan 3-2 në muajin dhjetor, teksa sa i përket organikës nuk paraqiten probleme serioze.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026