Iljazaj: E kërkova dhe asnjë në BE nuk e ka bërë ministrinë e Ramës

11 Janar 2024 | 21:37

Drejtori i Institutit liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania Ministrinë e re të krijuar nga kryeministri Edi Rama, atë për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Iljazaj u shpreh se nga kërkimi që kishte bërë, asnjë vend i BE nuk e kishte këtë ministri.

“Bëra një kërkim në kabinetet qeveritare të vendeve të Evropës dhe nuk gjeta asnjë ministri antikorrupsion. Unë e dija që më parë se nuk ka logjikë, nuk ekziston në një vend të botës, ka drejtori antikorrupsion, ka gjykata, ka SPAK se korrupsionin nuk e lufton vetë qeveria. Në një demokraci pushtetet janë të ndara, qeveria është subjekt i hetimit për korrupsionin, tani do hetojnë vetveten? Kjo nuk është efikase, ka pushtete të tjera që e kontrollojnë, nuk di të ketë në SHBA, në Britani, në Itali. Në gjykimin tim, e bën për komunikim politik, duket paradoksale por në zgjedhjet e ardhme kali i betejës së Ramës, jam i bindur do jetë lufta kundër korrupsionit”, tha Iljazaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026