Lapaj zbulon takimin me ish-ambasadoren Kim në SHBA: Pika “kyçe” e diskutimeve

12 Janar 2024 | 14:33

Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zbuluar se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u takua me komunitetin shqiptar atje, ka zhvilluar edhe një takim me ish-ambasadoren Yuri Kim.

Gjatë një interviste në Euronews Albania, Lapaj tha se ishte pyetur nga Kim lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe perceptimin e tij mbi ndryshimet në gjykata dhe prokurori.

Ai tha gjithashtu nuk ka komplekse për të takuar njeri dhe u shpreh se edhe nëse do ta ftonte miliarderi Xhorxh Soros, do ta takonte, atë ose të birin.

“E kam hedh. Sorosi nuk më pret po e kisha takuar edhe atë. E takova zonjën Kim meqë e keni merak, por unë e kam hedhur, e kam gjë të mirë që i hedh këto gjera i bëj publike. Po nuk e takova në kafe, e takova në zyrë. Shkoi shkëlqyeshëm.

Më pyeti meqë unë jam avokat dhe si e shikoj procesin e Reformës në Drejtësi, a ka ndryshim mes gjyqeve para disa viteve dhe atyre tani, si sillen në gjyqe prokurorët para disa vitesh dhe si sillen tani.

Si e konceptoja unë ecurinë e reformës në drejtësi. Pyetje teknike profesionale. Jam takuar para arrestit të Berishës, para datës 20 dhjetor”, tha Lapaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026