Analisti: Serbia po përgatitet për luftë, SHBA ka informacione të sakta
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ka besim të plotë që Kongresi amerikan do ta mbështesë shitjen e raketave “Javelin” për Kosovën.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Osmani shkroi se Kosova po hyn në një fazë të re dhe vendimtare të fuqizimit të kapaciteteve shtetërore të mbrojtjes.
Analisti nga Kosova Fatmir Sheholli tha në një intervistë për Euronews Albania se SHBA përmes DEA dhe CIA ka informacione të sakta se Serbia po mundohet të krijojë botën serbe, e cila nuk krijohet pa luftë.
Ndaj edhe marrëveshja për blerjen e raketave nga ana e Kosovës, sipas tij është në këtë frymë.
“Serbia është shumë e interesuar për rrezikshmërinë e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, këtë e kanë dëshmuar me aktin terrorist në Banjskë. Jam shumë i bindur që shërbimet sekrete të SHBA janë shumë mirë të informuara se Serbia pavarësisht që fjalët publike i ka për stabilitet, ajo me veprimet si në republikën Sprska dhe në Mal të Zi edhe në Kosovë me listën serbe mundohet ta krijojë botën serbe, por ajo nuk mund të krijohet pa luftë. Amerikanët i kanë informacionet e sakta, ndaj edhe çështja e këtyre raketave është në këtë frymë”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur