Rrahmani shpëton Napolin, Interi mposht Monzën, shkëputet me 5 pikë nga Juventus
Interi ka regjistruar fitoren numër 16 në kampionatin Italian, duke mposhtur lehtësisht Monzën në transfertë.
Zikaltrit zhvilluan një ndeshje spektakolare, teksa shënuan plot 5 herë në portën e kundërshtarit, duke provuar kështu të thellojnë diferencën me Juventusin, ndjekësin më të afërt në tabelën e klasifikimit.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-2, me golat e Calhanoglu e Martinez. Në fraksionin e dytë turku i coi shifrat në 0-3, ndërsa Pessina ngushtoi në 1-3.
NË vijim Martinez dhe Thuram vulosën triumfin 1-5, duke regjistruar një tjetër rezultat pozitiv për zikaltrit në prag të sfidës me Fiorentinën. Më herët ishte Napoli ajo që mori një fitore të vuajtur ndaj Salernitanës. Kampionët në fuqi të Serisë A u shtangën në minutën e 29’ ku Candreva kaloi në avantazh të tijtë, por fraksioni i parë do të mbyllej në baraspeshë, pas golit të Politano.
Përballja po shkonte drejt një barazimi, teksa në limite ishte Rrahmani që i gjendur në zonën kundërshtare e shtyu topin drejt rrjetës. Kjo ishte fitorja e vetme e napoletanëve në 4 javët e fundit, ndërsa e kishin nisur vitin me humbjen 3-0 ndaj Torinos. Në 2 ndeshjet e tjera të luajtura në Itali, Verona mposhti Empolin 2-1, ndërsa Genoa barazoi pa gola me Torinon.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus