Juventus kërkon rikthim në krye, Napoli i sfidon në “Allianz Stadium”

8 Dhjetor 2023 | 15:03

Një javë pas humbjes në shtëpi ndaj Interit, Napoli synon të gjejë fitoren, ndërsa luan në transfertën e Torinos. Kampionët në fuqi përballen me Juventusin, klubin bardhezi i cili po kalon një superformë në Serinë A. Napoletanët, edhe pse nuk janë shumë pikë larg kreut, po tregojnë se nuk janë pretendentë për fitimin e skudetos.

Pavarësisht faktorëve të ndryshëm sfidon Juventusin, ku në rast të marrjes së 3 pikëve do të ngjitej përkohësisht me 1 pozicion. Në anën tjetër, torinezët me një fitore do të shijonin dhe një herë kreun e tabelës, duke shpresuar për një hap fals të Interit ndaj Udineses. Situata sa i përket dëmtimeve nuk është shqetësuese, teksa Di Lorenzo po ashtu është në dyshim në kampin e Mazzarit.

Kjo është përballje e parë direkte sezonale mes tyre, ndërsa në vitin e shkuar, suksesi i Napolit ishte i padiskutueshëm. Kujtojmë se kampionët i fituan të dyja ndeshjet 0-1 dhe 5-1. Tanimë llogaritë bëhen ndryshe, pasi ekipet kanë ndryshime në përbërjet e tyre, për më tepër Napoli vjen më i dobësuar, ndërsa Juventusi si një pretendent për titullin kampion. Për të ndarë drejtësinë në këtë përballje është përzgjedhur Daniele Orsato.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026