Shtëpi me 1 euro në Itali? Gazetari shpjegon se si qëndron e vërteta
Gazetari Arbër Agalliu ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euroenws Albania ku ndër të tjera foli edhe për banesat të cilat po shiten me 1 euro në Itali.
Ai tha se e vërteta e kësaj politike, është se në fillim ka dështuar, por kohët e fundit duket se po funksionon më së miri dhe po kthehet në një “bum” ekonomik për këto qyteza, të cilat kryesisht banohen vetëm nga të moshuarit.
Agalliu tha se zakonisht këto banesa që shiten me 1 euro, janë banesa që nuk kanë pasur trashëgimtar dhe kanë kaluar në dorëzim të komunave në Itali, ndërsa shtoi se kohët e fundit, blerësit kryesor të këtyre pronave janë amerikanët.
“Italia është shumë më e madhe se Shqipëria, italianët gjenden në përgjithësi me dy shtëpi si pronë e patundshme. Shpesh në momentin që një shtëpi mbetet pa një pronar dhe herë-herë në këto qyteza të jugut kanë mbetur vetëm të moshuarit, në momentin kur edhe i moshuari ndërron jetë, në një moment prona i kalon komunës, në rast se nuk ka pasardhës.
Kjo ideja e shtëpive me 1 euro është tërheqëse jo vetëm për rikthimin e stërnipërve nga vende të tjera të botës por edhe për turizmin. Shumica e këtyre shtëpive po blihen nga amerikanë. Normale më pas hyjnë në lojë disa politika që nga bashkia në bashki ndryshojnë. Por për shumë kjo politik e shtëpive me 1 euro ka filluar në vitin 2004 në rajonin e Siçilisë. Në fillim kjo ka qenë dështim, por më pas kjo është shndërruar në një “bum” ekonomik për këto qyteza.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq