Drejtorja e INSTAT përgënjeshtron zërat për uljen e popullsisë: Kohë e shkurtër…

14 Janar 2024 | 20:46

Drejtorja e INSTAT, Elsa Dhuli tha se është ende herët të thuhet nëse kemi ulje të popullsisë, pasi rezultatet e Censit ende nuk janë gati.

E ftuar në emisionin “Review” ajo tha se ka qenë k0ohë e shkurtër për të bërë publike të dhënat e Censit, pasi duhet që fillimisht të kalohen të gjitha fazat e domosdoshme të procesit, para se të bëhet publikimi i këtyre të dhënave.

“Ne për të qenë korrekt me përdoruesit dhe me publikun gjykuam se është më e drejtë të nxjerrim një shifër cilësorë, të cilës të mos i kthehemi më pas për të diskutuar, apo për të analizuar në detaje këto faza, si banesat boshe, kontaktet, refuzimet.

Ndaj ky ishte gjykimi jonë në konsultim edhe me asistencës teknike, kjo në  fakt në krahasim jo vetëm me Censin e kaluar të vitit  2011, por edhe në krahasim me Cense të tjera te realizuara në Evropë, është një periudhë e shkurtër koha në të cilën dotë bëjmë publike zyrtarisht rezultatet e Censit.

Sepse është një data-bazë e madhe kërkon procese, profesionalizëm,  saktësi dhe është shumë e rëndësishme që çdo fazë të ndiqet me shumë rigorozitet. Ndaj është më mirë të kemi një statistikë mbi rezultatet e Censit, e cila do të jetë e besueshme, cilësore dhe të mos i rikthehemi rishikimit”,-tha Elsa Dhuli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026