Karaj: T’u njihet e drejta për fëmijë çifteve LGBT+, do shkojmë në Strasburg
Qeveria greke do të dërgojë në parlament një ligj që lejon barazinë martesore për personat e të njëjtës gjini.
Pavarësisht qëndrimeve të Kishës, kryeministri Mitsotakis tha se kjo nismë do të eliminojë çdo diskriminim bazuar në orientimin seksual.
Xheni Karaj, aktiviste LGBT+ tha në emisionin GoodMornbing Albanians në Euronews Albania se njerëzit e komunitetit që ajo i përket do kërkojnë me forcë që t’u njihet e drejta për të pasur një mbrojtje ligjore në vend
Ajo paralajmëroi se kërkesën e tyre do ta çojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Për mua nuk ka rëndësi si e quajnë ligjin, unë dua që unë në marrëdhënien time të kem një lloj mbrojtjeje ligjore për partneren time. Në Shqipëri ka një rritje të madhe të atyre që mendojnë se çiftet LGBT duhet të kenë një mbrojtje ligjore. Ne kemi kohë qe e diskutojmë me politikanë vendas që të kemi një ndryshim në legjislacion, që martesa të cilësohet si bashkim mes dy njerëzve pa specifikuar gjininë. Ajo që duam të bëjmë tani është që bashkë me partneren time do nisim një proces për ta çuar në Strasburg, një proces kur ne hedhim në gjyq qeverinë shqiptare që kjo e fundit të bëjë një ligj që të na mundësojë mbrojtje ligjore”, tha Karaj,
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh