English

Si arriti Greqia te martesat mes të njëjtit seks? Gazetari: Luftë e ashpër me kishën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria greke do të dërgojë në parlament një ligj që lejon barazinë martesore për personat e të njëjtës gjini. Pavarësisht qëndrimeve të Kishës, kryeministri Mitsotakis tha se kjo nismë do të eliminojë çdo diskriminim bazuar në orientimin seksual.

- Advertisement -

“Flasim për një martesë civile, jo për një martesë fetare”, ka thënë Mitsotakis pa dhënë më shumë detaje se kur projektligji i shumëpërfolur javët e fundit do të dorëzohet në parlament.

Gazetari shqiptar në Greqi Edmont Guri tha në një intervistë për Euronews Albania se nisma ka sjellë një përplasje të ashpër me kishën në një vend ku kjo e fundit ka fuqi të madhe.

“Shoqëria greke është e ndarë, ka një përqindje shumë të lartë që është kundër, por pas 1 viti të debatit publik ka sjellë një maturi sociale, që ofron një pranim dhe mbështetja politike që ka qeveria sjell një situata të favorshme për ta kaluar këtë projektligj. Parimisht, edhe pse mund të ketë rrjedhje, me shumicë votash pr/ligji kalon, qeveria ka edhe mbështetjen e intelektualëve të Greqisë. Reagimet më të ashpra vijnë nga kisha, duke pasur parasysh që në Greqi shoqëria është shumë e lidhur me kishën, ndaj klauzola në këtë rast është që të gjithë kanë të drejtë të martohen por që nuk do martohen në kishë. Kisha zyrtarisht është shprehur kundër, por nuk ka një reagim zyrtar pas prononcimit publik të kryeministrit dhe pritet një reagim zyrtar për të këtë projektligj”, tha Guri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×