Plarent Ndreca merr mandatin e deputetit, zëvendëson Ahmetajn

15 Janar 2024 | 11:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetit Plarent Ndrecajt, i cili zëvendëson Arben Ahmetajn nga lista e PS.

Ndreca rezultoi i pastër në formularin e dekriminalizimit, ndërsa më pas ai do duhet të betohet në seancë plenare.

Tri ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi procedurat për kalimin e mandatit të deputetit, në vendin vakant të ish-ministrit Arben Ahmetaj, për Plarent Ndrecën.

Ky vendim erdhi pasi Dallëndyshe Bici, e cila ishte në radhë pas Ahmetajt, vendosi të mos e pranonte mandatin e deputetit.

Ish-zëvendës kryeministri Ahmetaj ndodhej në arrati që prej 6 muajsh. Ai ndodhet në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe fshehje të produkteve të veprës penale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026