Luiza Gega tregon bisedën e Edi Ramës dhe Evis Kushit për shpërblimin e saj
Kampionja Luiza Gega në një intervistë për Euronews Albania foli në lidhje me shpërblimet që nuk i janë dhënë për medaljet që ka marrë, duke përfaqsuar vendin tonë.
Ajo theksoi se për Kampionatin Evropian iu premtuan 6 milionë lekë të vjetra nga Edi Rama, por sipas saj këtë gjë nuk e përmbante VKM.
Mes tjerash ajo tregoi se kreu i qeverisë i ka kërkuar Ministres Evis Kushi që të shikojë VKM se ka gabime, por Gegës t’i jepej shpërblimi që i takon.
Edhe pse një shumë e tillë parash iu premtua nga Rama, kjo gjë nuk ka ndodhur, duke mos marrë kështu as shpërblimin për medaljen.
“Mua nuk më njihen rekorder kombëtare. Kam 13 rekorde kombëtare dhe Ministria e Arsimit nuk i njeh. Janë disa rregulla që nuk i vendos as unë, por janë rregulla që ne do i përmbahemi Federatës të Futbollit të Atletikës. Rekordi i Kampionatit Ballkanik ka qenë në vitin 2022. Në fakt e kam pasur derën e hapur, ku mu premtua dhe shpërblimi për Rekordin e Kampionatit Ballkanik.
Në pritjen që mu bë qoftë nga Ministrja dhe nga Rama, mu tha që Rekordi i Kampionatit Evropian do të shpërblehet me 6 milion lekë të vjetra. Ndërkohë më pas u tha që këtë nuk e përmban VKM dhe në fakt këtë nuk e përmban VKM. Por Rama në praninë time it ha Kushit që këtë duhet ta zgjidhte. Ministrja Kushi nisi procedurat por nuk u ndryshua VKM. Unë nuk e kam kërkuar këtë pjesë, por kam kërkuar vetëm atë që përmban ligji. Rama it ha Kushit se VKM ka gabime”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës