Fluks në pediatri nga gripi, 10% e fëmijëve nga urgjenca shtrohen në spital

15 Janar 2024 | 16:29

Shërbimi i urgjencës së Pediatrisë në QSUT, vijon të përballet me fluks të shtuar të fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësorë si pasoje e virozave të stinës.  Brenda një ditë numri i vizitave është thuajse 300, por për mjekët ky fluks është normal dhe I pritshëm për stinën.

 “Problemet respiratore dominojnë kryesisht, kemi infeksionet, influence A dhe b dhe RSV, krahas kësaj kemi dhe raste me covid më pak.  Dominojnë moshat deri në 4 vjeç,-tha Albert Lama shef i urgjencës së pediatrisë në QSUT.

Pas vizitës në urgjencë, fëmijët që kanë nevojë për kujdes të vecantë mjeksor shtrohen në disa shërbime të pediatrisë.

Shtrimet variojnë nga dita në ditë. Nuk janë më shumë se 10% e paraqitjeve që fëmijët përbëjnë kontingjent për shtrim në spital”, tha Albert Lama shef i urgjencës së pediatrisë në QSUT.

Në pediatrinë e përgjithshme, shumica e pacientëve të shtruar janë bebe, ndërsa nuk mungojnë as rastet e rënda.

“Kryesisht janë fëmijë me temperatura të zgjatura, rebele ndaj dhënies së antipiretikëve me problem pulmonare dhe kryesisht grup moshat janë të dy viteve të para por kemi dhe të rritur, por  midis këtyre fëmijëve kanë dhe raste të renda që kërkojnë suport oksigjeni dhe mjekim më të fortë kryesisht janë të vitit të parë të jetës por që menaxhohen e kalojnë”,-tha Numila Kunesha, shefe e shërbimit të pediatrisë së përgjithshme.

Përballë kësaj situate, mjekët rekomandojnë, mos ekspozimin e fëmijëve në mjedise të mbyllura dhe me shumë njerëz. Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe ushqimi i shëndetshëm dhe kontakti menjëherë me mjekun e familjes, që në simptomën e parë të sëmundjes së fëmijëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026