“Vazhdon teatri i Ramës”, Basha: Do e shkatërrojmë skenarin e prishjes së reformës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për mediat pas seancës së mbajtur ditën e sotme se duket qartë që interesi i qeverisë është vazhdimi i teatrit të Edi Ramës.
Pas seancës që zgjati vetëm pak minuta mes kaosit dhe rrëmujës, Basha tha gjithashtu se me ndihëm e ndërkombëtarëve partia demokratike ka arritur të bindë palën tjetër për të nisur punën me komisionin bipartizan për reformën zgjedhore.
Sot interesat eqeverisë nuk janë normaliteti politik, llograidhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë, por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës, pamundëson mbajtjen e përgjegjësisë dhe dhënien e llogarisë që është edhe funksioni kryesor i parlamentit. Sot kam një thirrje për presidentin e Republikës.
“Të kthejë mbrapsh ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore, të zhbëhen po kështu ndryshimet e njëanshme të rregullores. Ndërkohë në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit i falënderoj, ia kemi dalë të arrijmë një hap të parë modest, sa i takon prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike, përmes reformës zgjedhore dhe të paktën për momentin duket se në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për komisionin bipartizan të reformës zgjedhore. Do t’i shkatërrojmë skenarët e prishjes apo zgjatjes se reformës”,-tha Basha.
LEXONI GJTIHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor