Sporti i Kajakut në Sarandë, Buzo: Më besoni, ujërat janë të ngrohta!
Një dekadë e gjysmë në dashuri me ujin… Erjon Buzo, 40 vjeçari sarandiot i cili duket se pasionin e tij tashmë e ka kthyer në profesion. Kayak është sporti të cilit tashmë ai i është dedikuar dhe që i merr pjësën më të madhe të ditës.
“Jam një kajaker profesionist dhe ushtroj profesionin dhe sportin e kayakut (kajakut) prej 15 vitesh. Me këtë sport kontaktin e parë e kam patur në Greqi , në ujëra të rrëmbyëshme, në lumenj me kontaktin e parë direkt më fitoj. U bë pjesë e imja dhe unë pjesë e kajakut , dhe që atëhere thuajëse përditë unë ushtroj sportin e kajskut duke bërë kilometra të tëra”, tha Erjon Buzo.
“Është lifestyle , më plotëson si qënie njerezore, si gjallesë, më kënaq mendjen time, trupin tim, shpirtin tim…”, shtoi Buzo.
Miqtë e tij i janë kthyer shpesh edhe në shoqërues herë pas here duke sfiduar kështu edhe temperaturat e ulëta.
“Më besoni ujërat janë të ngrohta nuk janë fare të ftohta…
“Kam miqt e mi që e din që jam këtu dhe vijnë cdo vit, bëjm shëtitje bashke, si në liqenin e Butrintit, si kanalin e Butrintit, në gjirin e Sarandës, kemi shkuar në lumin Vjosë…”, tha më tej ai.
Hovi i turizmit detar vitet e fundit në Sarandë, e ka shtyrë Erjonin që pasionin e tij ta kthej ketë verë në një formë turizmi.
“U ktheva para 10 vitesh, kisha dëshirë ta ushtroja si aktivitet dhe ta ndaja dhe me të tjerë, por s ka patur kërkesat e duhura.
Tashmë shohë që është momenti i erdhi koha, turistët që vijnë janë moshë e re, janë turista që kanë qën ne kontakt me kajakun më përpara e kërkojnë, si aktivitet. Duan ta shohin Sarandën tonë të bukur edhe me mënyrë tjetër me mënyrën e kajakut… të shkosh në plazhe që është e pamundur të shkosh në mënyra të tjera”, tha Buzo.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje