“Asnjë s’mund t’i zerë vendin Ramës”, Çani: Berisha-Basha luftojnë për vendin e dytë
Gazetari dhe moderatori Arian Çani është shprehur se askush nuk ka mundësi që për momentin t’i zërë vendin kryeministrit Edi Rama.
Komentet Çani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, ku tha se ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha luftojnë për vendin e dytë e të tretë.
Ai tha gjithashtu se Lulzim Basha nuk e bën dot lojën e Berishës me flakadanë në Parlament dhe përpiqet të përfitojë nga Rama përmes negociatave sekrete.
“Duhet të bëjnë diçka edhe po ta dinë që do dështojnë. Duhet të lëvizin edhe këta të tjerët. Basha nuk e bën dot Berishën, nuk bën dot flakadanë në Parlament. Basha ka zgjedhur strategji tjetër. Basha nuk po luan për vendin e parë, po luan për vendin e dytë apo të tretë.
Të gjithë e kanë kuptuar se nuk ka kush mundësi t’i zërë vendin Ramës, sepse ka kapur sistemin. Opozita ose do ketë mbështetje popullore, do merret me takime të fshehta. Në momentin që ne hyjmë në negociatë, kur më japin diçka, unë qarë e kam. Sikur të ketë 3-4 kërkesa të vogla të Bashës…”, tha Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut