Reforma Zgjedhore, ambasadorja e OSBE në Shqipëri takim me Gjiknurin dhe Alibeajn

16 Janar 2024 | 17:20

Ambasadorja e Prezencës së OSBE në Shqipëri, Clarisse Pasztory, është shprehur se ditën e sotme ka zhvilluar një takim me bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Enkelejd Alibeajn.

Përmes një reagimi në rrjetin social “X”, ku ka ndarë edhe foto nga takimi, Pasztory thotë se mirëpret rifillimin e punës të premten dhe përshpejtimin e saj në javët e ardhshme.

“Takova sot b/kryetarët e komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë e ekspertizë nga @osceinalbania & @OSCE/odihr. Vijojmë takimet gjithë përfshirëse për këtë reformë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e OSBE.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026