Dritan Goxhaj: Serbia mund të lëshojë 20 mijë dronë luftarakë dhe askush se ndal dot

16 Janar 2024 | 22:22

Ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tha se do duhej të kishim më tepër sisteme mbrojtje, pasi si Shqipëria edhe Kosova, nuk kanë asnjë lloj mborjtje sa i takon sulmeve që mund të vijnë nga ajri.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, Goxhaj tha se Serbia ka porositur 20 mijë dronë luftarak e nëse do t’i lëshojë askush nuk mudn  ta ndalë, pasi ne nuk kemi asnjë mjet për t’i evidentuar këta dronë deri në momentin që do të arrijnë objektivin.

“Zoti Peka tha më par që Serbia ka porositur 20 mijë dronë nga Irani. Qoftë Kosova, qoftë Shqipëria nuk kanë asnjë sistem të mbrojtjes kundërajrore, kundër këtyre dëmeve. Zoti Peka tha se hapësira ajrore e Shqipërisë mbrohet nga NATO. Jo, hapësira ajrore monitorohet nga NATO, por nuk mbrohet, bën vetëm policim ajror.

Policim ajror do të thotë që në rast të shkeljes së hapësirës ajrore nga ndonjë mjet ajror ndërhyn sipas radhës, Italia apo Greqia kush e ka radhën e ruajtjes së hapësirës.

Por mbrojtje e hapësirës ajrore do të thotë të kemi sisteme radarësh dhe sisteme të mbrojtjes kundër-ajrore, raketore, ose të tjera. Ne nuk kemi asnjë, as ne as Kosova, për të bërë këtë gjë. Ato 20 mijë dronë Serbia mund t’i lëshojë kur të dojë dhe askush nuk mund t’i ndalojë, sepse nuk kemi sistem as t’i kapim që po vijnë. Ne do e marrim vesh kur të shpërthejnë në objektiv”,-tha Goxhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026