Miratohet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë

17 Janar 2024 | 13:49

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, i hapi rrugë sot ngritjes së Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, me miratimin e marrëveshjes së nënshkruar në qershor të vitit të kaluar mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe rektores së Kolegjit Evropian  Federica Mogherini.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, se kjo marrëveshje, paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë për të rritur prezencën e saj në arsimin ndërkombëtar dhe për të forcuar më tej integrimit e programeve studimore me vendet anëtare të BE-së.

“Kemi miratuar një vendim të rëndësishëm për sa i përket dimensionit Evropian të arsimit të lartë, marrëveshjen që bën të mundur hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë. Hapja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranës do të jetë i treti pas Brugge dhe Natolin dhe kjo jo vetëm që shënon një partneritet strategjik të Shqipërisë dhe institucioneve evropiane, por nga ana tjetër i hap mundësinë studentëve profesionistëve të Shqipërisë por edhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor edhe më gjerë, për të studiuar në Tiranë në degën e Kolegjit të Evropës.”, tha Manastirliu.

Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik të në standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria,  rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian, dhe më gjerë dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.

“Dega e Kolegjit të Evropës në Tiranë do t’i hapë studimet për ciklin e studimeve në 2024-2025 në këtë vit akademik. Qeveria shqiptare është e  angazhuar që nëpërmjet kësaj marrëveshje të iniciojë gjithashtu edhe të  mbështesë të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe gjithashtu do të financojë deri në 5 bursa vjetore të studentët shqiptarë.

Ministrja e konsideroi si një ngjarje historike për vizion e qeverisë për ndërkombëtarizimin e Universiteteve tona.

“Sigurisht kjo është një ngjarje historike. Për herë të parë një filial i një Kolegji prestigjioz hap degën e tij në Shqipëri jo vetëm për çfarë do të sjellë ky kolegj në aspektin akademik në Shqipëri në funksion të vizionit tonë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe për vijimin e programeve tona për hapjen e degëve të Universiteve më prestigjioze.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026