Vodhën një shumë parash në banesën e një gruaje, arrestohen 2 të rinj në Has
Dy të rinj në Has kanë rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash në banesën e një gruaje.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se vjedhja në banesë është bërë me “thyerje”.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Has-Vodhën me thyerje një shumë parash në banesën e një shtetaseje, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Si rezultat i hetimeve profesionale dhe intensive, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët të cilët kryejnë vepra penale në fushën e vjedhjes të pronës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pas kallëzimit të një shtetaseje, për vjedhjen e një shume parash, në banesën e saj, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
- C., 18 vjeç, banues në fshatin Cahan dhe K. Ll., 20 vjeç, banues në fshatin Kishaj.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.01.2024, rreth orës 23:30, në fshatin Golaj, kanë vjedhur me thyerje në banesën e një shtetaseje, një shumë parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme