Bardhi takon përfaqësuesen e OSBE: E informova se reforma zgjedhore po mbahet peng
Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri zj. Clarisse Pasztory.
Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me këtë takim në platformën “X” ku ka shkruar se ka falënderuar përfaqësuesit e OSBE-ODIHR për kontributin e tyre gjatë zgjedhjeve në Shqipëri. Ai ka shtuar se i ka infromuar ata se reforma zgjedhore është bllokuar prej dy vitesh nga EdiRama, ndërsa fraza “Rifillimi i punës” është një farsë e madhe”
“E falënderova për angazhimin ndër vite që OSBE-ODIHR ka dhënë për zgjedhjet në Shqipëri. Ritheksova se për opozitën Reforma Zgjedhore është një prioritet absolut, që është bllokuar prej 2 viteve dhe po vazhdon të mbahet e bllokuar nga Edi Rama, duke mos lejuar përfaqësimin proporcional të opozitës në këtë Komision.
“E informova se për opozitën është një tallje e madhe me shqiptarët farsa e “rifillimit të punës” vetëm nga mazhoranca, pa respektuar vullnetin e opozitës, duke ripërsëritur gjërat që u bënë njëherë si farsë edhe 2 vite më parë”.
Sipas Bardhit, puna e këtij komisioni të rëndësishëm është “ngrirë” për rreth dy vite. Bardhi e ka cilësuar shkresën e Gjiknurit dhe Alibeajt si një tjetër farsë.
“Kërkesa drejtuar ODIHR për asistencë e publikuar disa ditë më parë në media është ripërtëritje e të njëjtës kërkesë të bërë në 17 Qershor 2022. Edhe pse ODIHR më datë 14 Korrik 2022 ka konfirmuar gatishmërinë për asistencë dhe ka kërkuar pikat e kontaktit, asnjë një hap nuk u hodh më tej. Ripërsëritja e të njëjtave shkresa dhe të njëjtit rend dite, është një farsë për t’u shitur shqiptarëve një punë që nuk po bëhet prej 2 viteve pa asnjë shpjegim dhe që nuk kanë ndërmend ta bëjnë. Duan thjeshtë ta mbajnë të bllokuar, për të bërë sikur punojnë, por pa prodhuar asgjë konkrete.
Nëse opozita në Parlament nuk do kishte ngritur shqetësimin prej 4 muajsh për bllokimin e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe nevojën për të mbajtur përgjegjës kolegët që nuk kanë bërë atë për të cilën i mandatuam dhe besuam 2 vite më parë, situata do vazhdonte të lihej në harresë sipas interesit të Edi Ramës për të mos garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Reforma Zgjedhore duhet të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe transparente, dhe duhet të nis me zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të vitit 2020. Tentativa për të ripërsëritur të njëjtin skenarë si ai i vitit 2020 për një reformë zgjedhore pa konsensusin opozitës, do të minonte zgjedhjet e ardhshme ende pa nisur.
Që reforma të jetë konsensuale, gjithëpërfshirëse dhe të adresojë problemet reale të zgjedhjeve, është e nevojshme që përfaqësuesit e opozitës të kenë besimin e deputetëve të opozitës, dhe jo të jenë aty si shprehje e vullnetit të Edi Ramës apo një minorance që ka mandate nga populli opozitar, por vepron e shkëputur nga interesi i popullit opozitar. Konsensus dhe gjithëpërfshirje me vullnet të njëanshëm të Edi Ramës nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë”-shkruan Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.